Aganspahiç bashkohet me grupin, Merxhani i lënduar

No image

Sulmuesi boshnjak ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me kuqezinjtë. Ndërkohë Zija Merxhani është kthyer në Tetovë shkaku i një dëmtimi. Të martën test me HNK Gorica. 

Shkëndija sot ka zhvilluar seancën e vetme stërvitore të paraparë nga stafi teknik dhe risi brenda grupit ishte prezenca e sulmuesit Almir Aganspahiç. Boshnjaku 26 vjeçar firmosi dje me kuqezinjtë, derisa sot ka filluar punën me grupin që kërkon t’ia bëjë sa më të lehtë adaptimin. 

Lajm i keq është dëmtimi i Zija Merxhanit. Mbrojtësi i majtë mori një goditje në ndeshjen kontrolluese me Sarajevën dhe si pasojë udhëtoi drejt Tetovës për të kryer ekzaminimet. Sinjalet e para flasin për dëmtim të ligamenteve të kryqëzuara, mirëpo ekipi mjekësor ka rekomanduar të bëhen testime shtesë për të pasur diagnozë të saktë rreth shkallës së lëndimit. 

Të martën kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e 4 kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, kur nga ora 18:00 luajmë përballë ekipit kroat, HNK Gorica. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME