Nis sezoni i ri garues 2022/2023 për kuqezinjtë me sfidën ndaj Sileksit, që do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 17:00 në Stadiumin e Qytetit në Strugë. Do të jetë ky edicioni i 31-të i futbollit vendor, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthejnë titullin e kampionit dhe të fitojnë trofeun e 5-të kampion i Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja ndaj Sileksit luhet në kuadër të xhiros së dytë të LPFMV-së, ndërsa xhiroja e parë ndaj Skopjes u shty për shkak të ndeshjeve të cilat skuadra kuqezi i zhvilloi në kompeticionet evropiane.
Shkëndija dhe Sileksi gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 52 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 32 fitore, Sileksi ka 11 fitore, përderisa 9 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Detajet e ndeshjes:
E diel, 14 gusht
Liga e Parë, xhiroja e 2-të
Stadiumi i Qytetit në Strugë
🆚 Sileks | ⏱ 17:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube
Opinioni:
Lupço Doriev: “Sezonin e ri garues e nisim me motivacion të lartë dhe me të vetmin synim rikthimin e titullit kampion të Maqedonisë së Veriut. Kemi një skuadër të mirë dhe kompakte, e kjo u pa edhe në ndeshjet në garat evropiane ku e dëshmuam se kemi kapacitet që të përballemi me çdo kundërshtar. Ndeshjet e mira të cilat i luajtëm në Ligën e Konferencës besoj se do t’i përsërisim edhe në kampionatin vendor dhe mendoj se të dielën ndaj Sileksit sezonin e ri garues do ta hapim me fitore”.
Arbitër kryesor i takimit do të jetë Krumisllav Gjorgiev nga Shtipi, do t’i ndihmojnë Davor Cvetanoski nga Kërçova dhe Ile Misheski nga Prilepi, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kiril Smokvoski, po ashtu nga Prilepi.
Të rejat në skuadër:
Për këtë ndeshje të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Shaqiri.
Kundërshtari:
Sileksi
Pozita momentale: Sileksi në ndeshjen e xhiros së parë triumfoi ndaj ekipit të Rabotniçkit me rezultatin 2:0.
Ecuria: Sileksi në vitin 2021 ra në kategorinë e dytë të futbollit vendor, ndërsa gjatë sezonit të kaluar u ngjit përsëri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Tre herë e ka fituar kampionatin vendor, edhe atë në vitet 1996, 1997 dhe 1998. Ndërsa po ashtu tre herë është edhe fitues i Kupës në vitet 1994, 1997 dhe 2021 .
🆚 Sileks | ⏱ 17:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube