Shkëndija fiton 3:2 Vardarin në Shkup dhe shkon një pikë pranë sigurimit matematikor të titullit të kampionit. Ibraimi dy herë dhe një gol i Musliut sigurojnë tre pikë në fushë të rivalit dhe distancë prej plotë 23 pikëve larg vendit të dytë.
Paraqitje prej kampioni në fushë të Vardarit ku djemtë e trajnerit Osmani fitojnë 3:2 me shumë klas dhe përmbysje. Shkëndija vinte me dëshirë dhe besim për fitore, ndërsa duhej ndeshja të niste ndeshjen me debutuesin Bekim Rexhepi në portë pasi Kostadin Zahov u lëndua në stërvitjen e fundit para ndeshjes. Bllazhevski tenton në minutën e parë nga distanca, ndërsa me parabolë të bukur nga mesi i terrenit në anën tjetër përgjigjet Alimi, por shpëton me forcat e fundit Aleksovski. Shkëndija shpejt vendosi autoritet në terren dhe në minutën e gjashtë pas një aksioni të bukur Murati asiston në zonë, ndërsa Ibraimi me goditje precize realizon për epërsi 0:1. Në vazhdim edhe pse vendasit tentonin të kundërpërgjigjen, Shkëndija dominonte dhe lëshoi shumë mundësi deri në fund të pjesës së parë të thellonte epërsinë. Junior i’u afrua golit në minutën e 21, mirëpo e djathta e tij ndalet nga Aleksovski. Pasuan disa tentime të Alimit, që provonte me goditje nga distanca, mirëpo goli mungoi. Në minutën e 36-të pas një aksioni të bukur Bejtullai harkoi në zonë për Eminin, goditja me kokë e të cilit shkoi mbi traversë. Dhe kur nuk shënon vjen ndëshkimi, pas vendasit barazojnë në 1:1 në minutën e 43-të. Pas një harkimi para portës, Rexhepi pret bukur tentimin e Kolevskit me kokë, mirëpo topi kthehet para këmbëve të sulmuesit vendas që realizon për simetri në rezultat, duke tundur rrejtën e Shkëndijës pas plotë tetë ndeshjeve. Fraksioni i dytë nisi me dy gola të shpejtë, nga një në secilën portë. Fillimisht vendasit fituan penalti kur pas një harkimi topi godet në dorë Mutatin. Bllazhevski godet saktë për epërsi 2:1 të vendasve. Ky rezultat ishte ishte i papranueshëm për Shkëndijën dhe i menjëhershëm ishte reagimi. Ibraimi sjell kryevepër nga gjuajtja e lirë në minutën e 52-të për barazim 2:2. Ky ishte sinjal për të kërkuar epërsi të re dhe pas një mundësie të humbur, në minutën e 59-të tentimi i Juniorit për të goditur gjen Musliun në zonë, ndërsa mbrojtësi godet saktë për avantazh 2:3. Deri në fund futbollistët e Shkëndijës kontrolluan ndodhitë në terren dhe përfundimin e ndeshjes e priti me festë të madhe në “teritor” të dëshiruar. Ky triumf çon kuqezinjtë 23 pikë larg vendit të dytë dhe tanimë 8-të ndeshje para fundit të kampionatit duhet vetëm edhe një pikë për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit.
VARDARI-SHKËNDIJA 2:3 (1:1)
Stadiumi i “Filipi i Dytë” në Shkup
Shikues: 400
Arbitër: Igor Stojçevski
Arbitra anësorë: Sashe Toshevski dhe Daniel Vasilevski
Delegat: Sashko Tasev
Golashënues: Kolevski 43′ dhe Bllazhevski pen. 47′ (Vardari), ndërsa Ibraimi 6′ dhe 52′, si dhe Musliu 59′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Novak, Hambarxhumjan dhe Grnçarov (Vardari), ndërsa Murati dhe Bojku (Shkëndija)
Karton i kuq: /
VARDARI: Aleksovski, Toshevski, Bitang, Grnçarov, Bllazhevski, Barsegjan, Kolevski (Maksimov 73′), Novak, Todorovski (Hambarxhumjan 46′), Rexhepi (Gligorov 63′), Brdarovski.
Trajner: Aleksandar Vasovski
SHKËNDIJA: Rexhepi, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi (Adili 90’+2), Totre (Fazllagiç 86′), Radeski, Musliu, Murati, Junior, Emini (Bojku 62′).
Trajner: Qatip Osmani