5 ndeshje për të kapur titullin, pritet unitet dhe mbështetje nga publiku

No image

Na presin pesë finale përmes së cilave kërkojmë titullin kampion, ndërsa në këtë rrugëtim e vlerës kapitale do të jetë mbështetja e publikut. 

Seria e shkëlqyeshme prej 6 fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat apo 7 triumfeve në 8 ndeshjet e fundit ka çuar kuqezinjtë në 3 pikë larg vendit të parë kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të sezonit. 

Të mërkurën presim Sileksin në Tetovë, ndërsa të shtunën poashtu luajmë si vendas me Makedonija Gj.P., para se të jemi mysafirë të Shkupit. Xhiroja e parafundit sjell takim me Struga Trim&Lum para tifozëve tanë, derisa sezonin e mbyllim në transfertën me Rabotniçkin.

Këto janë pesë përballje apo pesë finale përmes së cilave Shkëndija do të kërkojë titullin kampion, ndërsa në këtë rrugëtim e vlerës kapitale do të jetë mbështetja e publikut. 

Skuadra duket e karikuar maksimalisht, atmosfera është e shkëlqyeshme, optimizmi nuk mungon, ndërsa pritet që në çdo ndeshje të rradhës futbollistët të kenë shtytjen e nevojshme nga tribunat, për të bërë muajin maj sërish festiv për familjen e madhe kuqezi.

Pesë ndeshje për titullin e pestë. Ta luajmë si gjithmonë së bashku këtë lojë.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME