1/2 CUP | Shkëndija-Makedonija Gj.P.

No image

Të mërkurën përballë Makedonija Gj.P. kërkojmë kualifikim në finale të Kupës. Gjysmëfinalja luhet vetëm me një ndeshje dhe fituesi kalon në finale. 

NDESHJA

Shkëndija vs Makedonija Gj.P.

Kupa e Maqedonisë, gjysmëfinale

Stadiumi i qytetit në Tetovë 

E nërkurë, 5 prill, ora 15:00

Kuqezinjtë për një çast heqin vëmendjen nga kampionati, pasi mesjava është e rezervuar për gjysmëfinalen e Kupës. Gara më masovike në vend ka mbëritur në aktin e parafundit dhe Shkëndija synon të vazhdojë rrugëtimin deri në fund. Ashtu si vitet e fundit prej shfaqjes së pandemisë me Covid-19, Kupa e vendit luhet me sistemin e eliminimit me vetëm nga një ndeshje, dhe shorti vendosi që gjysmëfinalja e sivjetshme ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P. të luhet në Tetovë. Kështu kuqezinjtë para publikut tetovar do të kërkojnë fitore e cila na çon në finale ku do të diskutohet trofeu i Kupës me fituesin e gjysmëfinales tjetër Struga-Sileksi.

Për të ardhur në gjysmëfinale, Shkëndija në fazën paraprake eliminoi FC Shkupin. Ndeshja e 1/4 së finales në Çair faktikisht u luajt vetëm 10-të minuta, pasi dihen ngjarjet që pasuan pasi Shkëndija avansoi 1:0 me golin e Elezit. Hyrja e publikut në terren solli ndërprerje, derisa fitorja zyrtare 3:0 i’u dha Shkëndijës. 

Paraprakisht në 1/8 e finales kuqezinjtë eliminuan Skopjen pas triumfit 5:0 në Tetovë, derisa në start të garës, në 1/16 e finales Shkëndija mundi 3:0 Karaormanin në Strugë. 

Makedonija Gj.P. luan me formë të ndryshueshme në kampionat dhe pas 25 xhirove mban vendin e 6-të me 32 pikë të tubuara.

Skuadra nga Shkupi është fituese në fuqi e Kupës dhe deri në gjysmëfinale erdhi përmes 2 fitoreve. Në start të garës (1/16 e finales) Makedonija Gj.P. ishte e lirë si fituese në fuqi e Kupës, derisa në 1/8 e finales fituan 2:0 si mysafire në Prilep përballë Pobedës. Në çerekfinale Makedonija Gj.P. eliminoi Akademia Pandevin, pasi në përsëritjen e finales së fundit, shkupjanët triumfuan 1:0.

Skuadra

Klisman Cake dhe Mevlan Murati kthehen në lojë pasi munguan në fundjavë shkaku i pezullimit me nga 5 kartona të verdhë. 

Mungesë e madhe në këtë ndeshje do të jetë Ferhan Hasani, i cili doli i dëmtuar të dielën përballë Pobedës. Kapiteni ndjen dhimbje në muskulin e këmbës (pulpë) dhe menjëherë ka nisur procesin e rehabilitimit. 

Shkaku i dëmtimeve jashta kombinimit mbeten Metodi Maksimov dhe i riu Lorik Jakupi. 

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Makedonija Gj.P. zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 15:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë të klubit në Youtube. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME