U 18 barazim 1:1 me Vardarin

Gjenerata e kadetëve të Shkëndijës e drejtuar nga Berat Imeri ka barazuar 1:1 me moshatarët e tyre të Vardarit me gol të pranuar dy minuta para fundit. 
Shkëndija U 18 ndalet me barazim 1:1 me Vardarin U 18, në kushte kur vetëm dy minuta “kuqezinjtë” i ndanin nga fitorja dhe tre pikët. Pas një pjese të parë pa gola, rrjetat u tundën në fraksionin e dytë. Fillimisht presioni i Shkëndijës dhe rezultat në minutën e 65-të kur Atmir Bakija shënoi për epërsi 1:0. Ky rezultat do të ishte aktiv deri në minutën e 88-të kur dukej se tre pikët do të shkojnë në konton e Shkëndijës, kundërshtari barazoi me anë të Petkovskit dhe rëmbeu një pikë nga kjo përballje.
SHKËNDIJA U 18 – VARDARI U 18 1:1 (0:0)
Golashënues: 1:0 Bakija 65’, 1:1 Petkovski 88’
SHKËNDIJA U 18: Abazi, Mustafa, Ramiq, Karimani, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Hajredini, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Rexhepi, Jakupi, Thaçi dhe Elmazi.
Trajner: Berat Imeri
Share Now

Related Post