Të niset me këmbë të mbarë kundër Horizontit

No image

Shkëndija të dielën në Kërçovë përballet me Horizont Turnovën në ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror në LPFM. ‘Kuqezinjtë’ shprehen të gatshëm për të shënuar start të mbarë, në drejtim të vazhdimësisë që kërkohet në luftën për titujt e kampionit.

Kampionati elitar i futbolli të Maqedonisë rrikthehet pas dy muaj pushim, ndërsa Shkëndija sfidën e parë do ta luaj si vendase e Horizont Turnovës. Për shkak se stadiumi në Tetovë ende nuk është i gatshëm, Shkëndija detyrohet të vazhdojë të luajë jashta Tetovës dhe stadiumi i qytetit në Kërçovë do të jetë sërish ‘fusha vendase’ e ‘kuqezinjëve’. Me disa ndryshime në formacion dhe futbollistë të rinjë të ardhur në ekip, si dhe me Bruno Akrapoviçin që do të debutojë në pankinën e Shkëndijës në një ndeshje zyrtare, skuadra manifeston disponim pozitiv dhe gatishmëri për të dhënë maksimumin në kërkim të startit të mbarë të gjysmësezonit pranveror. Ekipi ka lënë pas fazë të suksesshme përgatitore dhe paraqitje të mira në ndeshjet kontrolluese dhe tani besohet që kjo formë të bartet në kampionat për të vijuar me rezultatet pozitive.

press-new-web

“Faza përgatitore ka kaluar shumë mirë, jemi të kënaqur të gjithë lojtarët pasi kemi punaur në maksimum. Edhe në ndeshjet kontrolluese kemi treguar loja shumë të mira. Normal tani nis kampionati, gjysmësezoni pranveror dhe ne përballemi me Turnovën. Shpresojmë të japim gjithë lojtarët maksimumin dhe do të dalim me rezultat pozitiv. Normal ne respektojmë çdo kundërshtar, ashtu edhe Turnovën. Por thash besoj se kësaj rradhe me mbështetjen e ‘Ballistëve’ që shpresoj do të jenë në numër të madh në stadium do të arrijmë deri te tre pikëshi“, deklaroi sulmuesi ‘kuqezi’ Besart Ibraimi.

071

121

Shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviç në dispozicion ka të gjithë futbollistët në përjashtim të mbrojtësit Karlinjo Rech, si dhe të lënduarve prej më parë Ferhan Hasani e Viktor Nildo Juffo. Futbollistët tjerë janë të gatshëm për të dhënë më të mirën në kërkim të fitores së parë pranverore, për start të suksesshëm në drejtim të luftës për titullin e kampionit.

Ndeshja Shkëndija-Horizont Turnova luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kërçovë, me fillim në orën 14:00.

061

Lista e 18-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Horizont Turnovën:

Marko Jovanovski, Kostadin Zahov, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Alem Merajiç, Artim Pollozhani, Edin Jusufoviç, Besir Demiri, Stefan Vujçiç, Armend Alimi, Ennur Totre, Nderim Nexhipi, Besart Ibraimi, Stenio Zhunior, Marjan Radeski, Shpend Asani dhe Shefit Shefiti.

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.