
Pas prezantimit të fanellave të reja që Shkëndija do t’i bartë në të ardhmen, prodhuesi italian i veshjeve sportive ‘Macron’ në faqen zyrtare ka shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit me ekipin tonë.
Një ditë pasi Shkëndija prezantoi veshjet e reja sportive dhe kontratën me kompaninë italiane për prodhim të veshjeve sportive, vetë ‘Macron’ në faqen zyrtare ka prezantuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Fotografia e futbollistëve të Shkëndijës me veshjet e reja sportive është postuar në web faqe të ‘Macron’-it, të cilët nuk fshehin kënaqësinë për këtë bashkëpunim. “Macron me shumë krenari njofton për kontratën e sponsorizimit me skuadrën prestigjioze të futbollit KF Shkëndija, e cila luan në Ligën e Parë të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e ‘Macron’-it.
http://www.macron.com/macron-new-official-technical-kit-supplier-of-kf-shkendija/
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply