Shkëndija U19 bindëse përballë Milanos jokomplete

No image

Shpresat e Shkëndijës kanë deklasuar 8:0 moshatarët e tyre të Milanos së Komanovës në një ndeshje të pabarabartë. Kumanovarët kishin udhëtuar vetëm me 8-të futbollistë.

Shkëndija U19 shënon fitoren e rradhës, duke mundur 8:0 Milanon e Kumanovës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë. Ishte kjo një ndeshje e pabarapartë, me kuqezinjtë që se kishin problem të mbushin rrjetën e Milanos që luante prej fillimit vetëm me tetë futbollistë. Kjo bëri që kuqezinjtë të shënojnë plot tetë herë që në pjesën e parë, ndërsa u mëshiruan në vazhdim dhe fare s’insistuan të shfrytëzojnë edhe më shumë inferioritetin numerik të Milanos. Besart Rexhepi solli epërsi pas vetëm dy minutave lojë, ndërsa pa kaluar 10-të minuta lojë rezultati shkoi në 4:0 me autor të golave Gazmend Lokin (5’), Ensar Luma-n (8’) dhe Donat Aliun (9’). Në minutën e 12-të Xhenis Ibraimi realizoi për 5:0, për të vijuar pastaj një periudhë prej 13-të minutave pa gol të shënuar edhe pse kuqezinjtë ishin vazhdimisht para portës mysafire. Xhenis Ibraimi me golin e dytë personal në minutën e 25-të çoi shifrat në 6:0, ndërsa deri në fund të pjesës së parë dy herë realizoi edhe Florent Ramadani (31’ pen. dhe 33’) për rezultat 8:0. Vazhdimi nuk solli ndryshim, kështu që në fund Shkëndija fitoi bindëshm tre pikë të reja me të cilat vazhdon marshin drejt titullit të kampionit.

LEXO: SHKËNDIJA U18 MUNDI 5:0 MILANON

SHKËNDIJA U19-MILANO U19  8:0 (8:0)
Golashënues: 1:0 Besart Rexhepi 2’, 2:0 Gazmend Loki 5’, 3:0 Ensar Luma 8’, 4:0 Donat Aliu 9’, 5:0 Xhenis Ibraimi 12’, 6:0 Xhenis Ibraimi 25’, 7:0 Florent Ramadani pen. 31’, 8:0 Florent Ramadani 33’.
SHKËNDIJA U19: Iljazi, Osmani, Mislimi, Aliu, Beqiri, Ibraimi, Aliti, Luma, Rexhepi, Ramadani, Loki.
Luajtën edhe: /
Trajner: Bekim Osmani