Shkëndija U 18 shkëputet në krye të renditjes

No image

Tre pikë nga ndeshja e prapambetur me Akademia Pandevin kanë nxjerë lidere të vetmuar skuadrën U 18 të Shkëndijës që shkëputet nga Makedonija Gj.P.

Pas 10-të xhirove të luajtura në Super Ligën e Kadetëve të Maqedonisë, Shkëndija U 18 sheh veten e vetmuar në pozitën e parë me 25 pikë të tubuara. Kuqezinjtë udhëhiqnin renditjen krah për krah me Makedonija Gj.P. me pikë të barabarta, por Shkëndija kishte një ndeshje më pak të zhvilluar nga xhiroja e 6-të kur u shty takimi me Akademia Pandevin. Pikërisht fitorja 2:0 ndaj ekipit nga Strumica, bën që skuadra e Berat Imerit të arratiset në vendin e parë. Albin Ramadani pas gjysmë ore lojë u përkujdes për epërsi 1:0 të Shkëndijës, rezultat ky që do të ishte aktiv deri në minutën e parafundit të kohës së rregullt të ndeshjes, kur Abdylvahit Ajdini shënoi të dytin për të zgjidhur dilemat e kësaj ndeshje.

LEXO: U 19 rrikthehet te fitorja

SHKËNDIJA U 18 – AKADEMIA PANDEV U 18 2:0 (1:0)
Golashënues
: 1:0 Alb. Ramadani 30′, 2:0 Ajdini 89′
SHKËNDIJA U 18: Abazi, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Hajredini, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Ajdini, Spahiu, Jakupi, Thaçi, Sinani dhe Arsllani.
Trajner: Berat Imeri