Radeski dhe Hasani aktivë në fitoren ndaj Norvegjisë

No image

Dy lojtarët ofenziv të Shkëndijës ishin pjesë e Maqedonisë në fitoren 2:0 kundër Norvegjisë në takimin kontrollues në Shkup.

Përfaqësuesja e Maqedonisë me sukses kaloi ndeshjen testuese me Norvegjinë, duke shënuar fitore 2:0 me golat e Pandevit dhe Markoskit. Shkëndija në këtë takim u përfaqësua me dy lojtarët e grumbulluar, Ferhan Hasanin dhe Marjan Radeskin. Ky fundit ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 84-t. Ndërkohë Hasani ndeshjen e nisi nga pankina dhe në lojë u inkuadrua në minutën e 58-të. Të dy futbollistët u shfaqën me performansë pozitive, ndërsa pas ndeshjes mbyllën angazhimet në përfaqësuese dhe rrikthehen në skuadër për të vijuar përgatitjet me kuqezinjtë për ndeshjen e rradhës kampionale të enjten me Sileksin në Kratovë.