U 19 rrikthehet te fitorja

Pas barazimit të javës së shkuar me Milanon në Kumanovë, Shkëndija U 19 rrigjen fitoren duke mundur 2:0 Akademia Pandevin në takimin e prapambetur të xhiros së 6-të.

Shpresat e Shkëndijës pas 10-të xhirove kanë rritur diferencën në kreun e renditjes së Super Ligës së Maqedonisë, pasi fituan 2:0 Akademia Pandevin në takimin e vlefshëm për xhiron e 6-të, por i spostuar për këtë fundjavë shkaku i pjesëmarrjes së kuqezinjëve në eliminatoret e UEFA Youth League. Djemtë e trajnerit Osmani sollën reagim të mirë pas barazimit të javës së shkuar me Milanon në Kumanovë, duke arkëtuar tre pikët e rradhës. Besart Rexhepi në minutën e 38-të solli epërsi për Shkëndijën, ndërsa shifrat përfundimtare 2:0 i vendosi Arlind Aliti në minutën e 68-të. Skuadra U 19 tani më me 10-të xhiro të kompletuara numëron 8-të fitore dhe dy barazime, duke shkuar në kuotën e 26-të pikëve, para Vardarit që ka 18-të pikë dhe një ndeshje më pak.

SHKËNDIJA U 19 – AKADEMIA PANDEV U 19 2:0 (1:0)
Golashënues:
1:0 Rexhepi 38′, 2:0 Aliti 68′
SHKËNDIJA U 19: Iljazi, Aliti, Mislimi, Ramadani, Beqiri, Osmani, Luma, Rexhepi, Rasimi, Gafur, Sherifi.
Luajtën edhe: Loki, Ajruli, Ibrahimi, Imeri dhe H. Luma.
Trajner: Bekim Osmani

Share Now

Related Post