Shkëndija siguron talentin Omar Imeri

No image

Futbollisti 18-të vjeçar Omar Imeri është anëtarë i ri i Shkëndijës. Kuqezinjt sigurojnë mesfushorin ofenziv për tre vitet e ardhshme.

KF Shkëndija konfirmon marrëveshjen me sulmuesin e ri të FC Shkupit, Omar Imeri. 18-të vjeçari me kuqezinjtë firmos kontratë deri në verën e vitit 2021, periudhë gjatë së cilës pritet të ngritë nivelin nëse vazhdon progresin në bazë të potencialit dhe karakteristikave të shfaqura deri tani. Bëhet fjalë për futbollist shumë të talentuar që gjendet mirë si mesfushorë ofenziv apo edhe si sulmues krahu, paraqitjet e të cilit priudhën e kaluar janë monituaruar nga skautët e Shkëndijës para se të vendoset afrimi i tij në skuadër.

“Jam shumë i lumtur që më jepet rasti të firmos me Shkëndijën. Të gjithë e dinë se për çfarë ekipi bëhet fjalë, skuadër që rritet nga viti në vit, sezonin e fundit dominuan kampionatin vendor duke fituar të dy titujt ndërsa tashmë ca vite përfaqësohet suksesshëm edhe në Europë. Ndjehem krenar të jem në këtë mjedis, ku besoj të vazhdoj të zhvillohem si futbollist për të dhënë kontributim tim në sukseset e ardhshme dhe për të arsyetuar besimin e drejtuesve të klubit”, shprehet Omar Imeri në prezantimin e tij si futbollist i ri i Shkëndijës.

Shkupjani rrjedh nga shkolla e FC Shkupit, një periudhë ishte pjesë e Rabotniçkit, para se të kthejë te Shkupi ku sezonin e kaluar zhvilloi 24 paraqitje për ekipin e parë, duke realizuar tre gola. Ai së fundmi u grumbullua nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, ndërsa skuadra të ndryshme nga vendi dhe jashtë shprehnin interesim për shërbimet e tij. Imeri tashmë ka udhëtuar drejt Sllovenisë ku bashkohet me Shkëndijën në fazën përgatitore në Rogashka Sllatina.

Tags

Share Now

About Author

Related Post