Pjesëmarrja në UEFA Youth League eksperiencë e madhe

No image

Shkëndija U 19 me barazim 1:1 me FC Nitra nga Sllovakia ka mbyllur pjesëmarrjen debutuese në UEFA Youth League, ku eliminohet me rezultat të përgjithshëm 1:2. Përkundër faktit se shpresat nuk arritën të kalojnë pengesën e parë, trajneri Bekim Osmani vlerëson se pjesëmarrja në këtë garë europiane ishte eksperiencë e madhe për të rinjtë e Shkëndijës.