Shkëndija U 19 barazon 1:1, por eliminohet nga  Nitra

No image

Shpresat kuqezi janë ndarë me barazim 1:1 me skuadrën sllovake Nitra, mirëpo shohin veten të eliminuar nga UEFA Youth League si pasojë e humbjes 1:0 në takimin e parë në transfertë. Miqtë avansuan në minutën e 7-të me anë të Chobot, ndërsa simetri solli Rasimi në të 25-ën.

Shkëndija U19 hyri e orientuar për të eliminuar negativën 1:0 nga humbja në ndeshja e parë në Sllovaki, mirëpo miqtë u gjetën më mirë dhe në minutën e 7-të kur Chobot me një të majtë të fortë shënon për 0:1. Kuqezinjtë duhej të reagojnë dhe pas disa tentimeve të pasuksesshme në minutën e 25-të Zejnullai asistoi saktë për Rasimin, me këtë të fundit që solli përfundim të saktë për barazim 1:1. Në pjesën e dytë Shkëndija në të dytën kërkonte dy gola për të kaluar raundin, mirëpo fillimisht ishin miqtë që kishin disa kanosje të rrezikshme që nuk sollën ndryshim. Në anën tjetër mbrojtjen e konsoliduar të Nitras futbollistët e Shkëndijës provonin ta çajnë kryesisht me goditje nga distanca që për fat të keq nuk sollën ndonjë efekt. Kështu ndeshja u mbyll me barazim 1:1, mirëpo në raundin tjetër të UEFA Youth League kalon Nitra falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Sllovaki.

SHKËNDIJA U 19 – NITRA U 19 1:1 (1:1)
Stadiumi: Terreni pranë kompleksit të FFM-së në Shkup
Golashënues:
 Rasimi 25′ (Shkëndija U 19), ndërsa Chobot 7′ (Nitra U 19)
SHKËNDIJA: Iljazi, Mislimi (Ramadani 75′), Beqiri, Luma, Shefiti, Zejnullai, Rexhepi (Sherifi 66′), Osmani, Aliti, Rasimi, Fazllagiç.
Trajner: Bekim Osmani