Kupa e Maqedonisë 1/8 e finales: Shkëndija-Rabotniçki

No image

Të mërkurën kuqezinjtë presin Rabotniçkin në Tetovë në takimin e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Pas barazimit 1:1 në takimin e parë në Shkup, Shkëndija kërkon rezultat për të avansuar në fazën e rradhës së garës më masovike në vend.

Shkëndija për një moment len anash kampionatin, pasi mesjava rezervon ndeshje të Kupës së Maqedonisë, ku gjithashtu kërkohet suksesi. Faza e të tetës së finales sjell takimet e kthimit me kuqezinjtë që bartin barazim 1:1 nga ndeshja e parë e luajtur muajin e kaluar në Gjorçe Petrov të Shkupit. Tani kërkohet materializim me kalim në çerekfinale të Kupës dhe për këtë ekipi është përgatitur me përkushtim maksimal. Edhe pse rezultati është i favorshëm, megjithatë skuadra duket e determinuar për tu rikthyer te fitorja për startin e një serie të re të gjatë të sukseseve. Formacioni startues do të vendoset para fillimit të takimit, ndërsa trajneri Osmani në dispozicion ka gjithë futbollistët.

Shkëndija-Rabotniçki luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:30.