Njoftim për press dhe akreditimin e mediave për ndeshjen me Haverfordwest County

No image

Shkëndija të enjten në Shkup luan takimin e parë me Haverfordwest County nga Uellsi në eliminatoret e UEFA Europa Conference League, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Ardian Nuhiu dhe futbollisti Ennur Totre.

Ndërkohë kemi hapur procesin e akreditimit në emailin [email protected] dhe i njejti zgjat deri të mërkurën (12.07.2023) në orën 12:00.

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs HAVERFORDWEST COUNTY AFC (Uells) në kuadër të xhiros së parë eliminatore të UEFA Europa Conference League që do të zhvillohet më 13.07.2023 (e enjte) në Shkup, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën [email protected].

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 12:00 të datës 12.07.2023 (e mërkurë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim, si dhe të bashkangjiten (në attach) kopje të bexhit për secilin aplikues për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Njëkohësisht ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes SHKËNDIJA- HAVERFORDWEST COUNTY AFC do të mbahet të mërkurën (12.07.2023) në hapsirat e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 13:30, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Ardian Nuhiu dhe futbollisti Ennur Totre.

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME