Humbje në momentin kur më pak pritej, nga një ekip që ishte mundur nga Shkëndija në 12-të takimet e fundit me rradhë. Vetëm disa ditë pasi eliminuan Vardarin nga Kupa me dy fitore dhe rezultat të përgjithshëm 5:1, futbollistët e Shkëndijës sjellin paraqitje jashtëzakonisht të dobët dhe dorëzohen para Sileksit me shifrat 3:1.

Skuadra nga Kratova nisi ndeshjen e vendosur taktikisht për barazim, duke mos treguar ambice të dalin nga pjesa e tyre, ndërsa në pjesën e dytë shfrytëzuan rastet e tyre dhe nga tre mundësi shënuan tre gola për disfatë të dytë sezonale të Shkëndijës. Formacioni i trajnerit Duro kishte dominim total në pjesën e parë, duke kontrolluar topin por pa mundur të depërtojnë në ‘bunkerin’ e vendasve. Në kushte të këtilla kanosjet e vetme erdhën me goditje nga distanca, mirëpo dy herë Ibraimi dhe një herë Useini nuk arritën të gjejnë rrjetën e Mitroviqit të sigurtë në portë.

Fillimi i pjesës së dytë gjeti Shkëndijën sërisht në sulm, mirëpo pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kontaktit të lehtë të Karlinjos me Gucevin në zonë, arbitri Stavrev pa u hamendur tregon në pikën e bardhë. Minuta e 48-të dhe Gorgiev godet saktë nga penaltia për epërsi 1:0 të vendasve. Shkëndija u hodh në kërkim të barazimit dhe në minutën e 55-të pas një topi në zonë Radeski ndalet me faul të lehtë që mbase nuk mjaftoi për të fituar penalti, mirëpo as që pritej kartoni i dytë i verdhë për anësorin e Shkëndijës që largohet nga loja me të kuq. Epërsinë numerike vendasit e kurorëzuan me gol në minutën e 65-të kur pas një harkimi nga këndi mbrojtja e Shkëndijës nuk pastron si duhet, ndërsa Nedelkoviq i lënë vet në të dytën pati kohë të qetësojë topin dhe me një të djathtë të fortë të realizojë për 2:0.

Dy gola negativë detyruan trajnerin Duro të hedh ekipin përpara dhe pas një depërtimi në të majtë dhe devijimit të një mbrojtësi vendas, Ibraimi në minutën e 73-të zbut rezultatin në 2:1. Këtu u duk se Shkëndija rrikthehet, duke dalë me gjithë forcat në kërkim të barazimit. Mirëpo pas mbeti shumë shprastirë për kundërsulme dhe në minutën e 76-të Nedelkoviq gjendet para portës, ndërsa goditja e tij përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë për rezultat 3:1.

Ky ishte ‘knock-doën’ për Shkëndijën që deri në fund u duk e Ky ishte ‘knock-doën’ për Shkëndijën që deri në fund u duk e çorientuar në fushë dhe përkundër tentimeve të pasuksesshme për të gjetur golin e dytë, në anën tjetër pati fat që nuk pranoi të katërtin. Kjo është humbja e dytë e Shkëndijës në 17-të xhiro të Ligës së Parë dhe e para pas 18-të ndeshjeve të njëpasnjëshme në kampionat dhe Kupë.

SILEKSI-SHKËNDIJA 3:1 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Kratovë

Shikues: 500

Arbitër: Aleksandar Stavrev

Arbitra ndihmës: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov

Delegat: Goce Markoski

Golashënues: Gorgiev 48’ pen. dhe Nedelkoviq 65’ dhe 76’ (Sileksi), ndërsa Ibraimi 73’ (Shkëndija)

Kartona të verdhë: Xhonov, Gligorov, Rudan 2, Nedelkoviq, Timovski dhe Mitroviq (Silekski), ndërsa Radeski 2, Karlinjo dhe Kirovski (Shkëndija)

Kartona të kuq: Rudan 81’ (Sileksi), ndërsa Radeski 55’ (Shkëndija)

SILEKSI: Mitroviq, Ivanov, Gucev (Acevski 72’), Rudan, Duranski, Gorgiev (Todorov 87’), Gligorov, Nedelkoviç, Timovski, Xhonov, Mickov (Filipovski 46’).

Trajner: Momçillo Mitevski

SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Pollozhani, Radeski, Todorovski (Kirovski 46), Zhunior (Vruçina 78’), Useini (Totre 60’), Karlinjo, Ibraimi.

Trajner: Shpëtim Duro

Shpërndaje

Të ngjajshme

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.