Shkëndija ka mbyllur sezonin vjeshtor me fitore bindëse 4:1 përballë Shkupit, me ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Ekipi solli reagim të mirë pas dështimit të papritur javën e shkuar nga Sileksi dhe me lojë dominuese, raste të shumta shënimi dhe realizim të kënaqshëm mori fitoren dhe tre pikë të reja. Loja nisi me sulme të Shkëndijës dhe Karlinjo në minutën e dytë humb rsst të pastër para portës kundërshtare kur me kokë çon topin skaj shtyllës. Në minutën e 5-të Ibraimi kalon me shkathtësi Asanin e Shkupit, shmang edhe portierin Zendeli dhe me një të djathtë precize shënon për epërsi 1:0. Në vazhdim Zendeli u dallua me disa intervenime të mira duke pritur disa goditje të futbollistëve ‘kuqezi’, mirëpo nuk mundi të bëjë gjë në minutën e 34 kur Ibraimi del vet para portës dhe me parabolë shënon për 2:0. Me këtë rezultat u shkua në pushim, ndërsa në pjesën e dytëu shënuan edhe tre gola. Në minutën e 54 Zuka nuk arrin të shënojë nga mundësi ideale para Azizit që zëvendësoi në pauzë Jovanovskin, ndërsa në vazhdim në anën tjetër projektil i Alimit që çon shifrat në 3:0. Në minutën e 76-të aksion i bukur i Asanit me Korenicën, kosovari asisron bukur ndërsa Asani me goditje të fortë shënon për 4:0. Një minutë më vonë Bajrami provon godijen nga distanca, pason gabim i Azizit që lëshon topin nga duart dhe rezultati ngushtohet në 4:1. Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim, kështu që Shkëndija koleksionoi tre pikë të reja dhe të fundit për vitin 2015. Shkëndija mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e dytë, pesë pikë larg liderit, Vardarit.
SHKËNDIJA-SHKUPI 4:1 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Kërçovë
Shikues: 500
Arbitër: Petar Mantev
Arbitra anësorë: Ilija Gonev dhe Goran Dimitrov
Delegat: Alen Zhuta
Golashënues: Ibraimi 5′ dhe 34′, Alimi 54′ dhe Asani 76′ (Shkëndija), ndërsa Bajrami 77′ (Shkupi).
Kartona të verdhë: /
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Jovanovski (Azizi 46′), Bejtullai, Alimi, Cuculi, Demiri (Korenica 63′), Totre, Useini (Asani 46′), Ibraimi, Karlinjo, Pollozhani, Todorovski.
Trajner: Shpëtim Duro
SHKUPI: Zendeli, B. Asani (Maksuti 56′), Bajrami (Ajdari 83′), E. Asani, Adem, Zuka, Iseni, Nuhiji, Osmani (Seferi 71′), Adili, Arif.
Trajner: Zekirja Ramadani
Leave us a reply