Tjetër fitore e skuadrës ‘kuqezi’ për fitore të gjashtë me rradhë dhe e shtata në tetë takime të zhvilluara. Sileksi është mundur 3:1 në kuadër të xhiros së 8-të në Cair të Shkupit në një takim që u hap me golin e mrekullueshëm të Ibraimit në minutën e 3-të, ndërsa i njejti futbollist asistoi dy herë për kapitenin Hasani që zgjodhi me dy gola çështjen e fituesit në këtë përballje. Ndeshja nisi më së miri për Shkëndijën. Fillimisht kapiteni Hasani nuk ndoqi mirë një aksion dhe lëshoi mundësi të mirë për epërsi, mirëpo në minutën e 3-të do të vinte spektakli nga ana e Besart Ibraimit që merr një top nga mesi i fushës dhe pasi i ofrohet zonës lëshon një të djathtë spektakolare për erupcion në tribuna dhe epërsi 1:0. Ky gol sikur i dha qetësi ekipit dhe Sileksi u kanos në dy raste, para se në minutën e 18-të Nedelkoviç që barazojë shifrat në 1:1 pasi u la i vetmuar në zonë dhe priti pa problem një harkim nga e djathta. ‘Kuqezinjtë’ vazhduan të sulmojnë në kërkim të golit të dytë, mirëpo përkundër dominimit në teren shumë gabohej para zonës e që ndikonte edhe tereni i rënduar nga të reshurat e ditëve të fundit. Mirëpo ekipi tregoi qetësi në fillim të pjesës së dytë kur me shpejtësi gjeti golin e avantazhit. Minuta e 51, Ibraimi harkon nga e majta, ndërsa Buba Hasani nga 4-5 metra pret topin me vole dhe kthen avantazhin e skuadrës, tani 2:1. Pesë minuta më vonë pa nevojë do të komplikoheshin gjërat për Shkëndijën, kur arbitri Mantev largon nga loja direkt me karton të kuq Ardian Cuculin, pasi në kontakti pa top me Ivanovin e Sileksit. Këtu kundërshtari fitoi një aspektin psikik dhe mendoi që me qarkullim të durueshëm të topit do të rrezikojnë fitoren e Shkëndijës, mirëpo gjërat shpejt morën vendin e tyre kur në minutën e 66-të sërisht shfaqet në skenë dyshja Ibraimi-Hasani. I pari edhe një herë në rolin e asistuesit, ndërsa në shtyllën e dytë kapiteni me kokë shënon për 3:1. Me dy gola epërsi Shkëndija administroi qetë lojën dhe në fund me meritë arkëtoi fitoren e re dhe me 21 pikë vazhdon të kryesojë renditjen tabelare.
SHKËNDIJA-SILEKSI 3:1 (1:1)
Stadiumi në Cair të Shkupit
Shikues: 2 500
Arbitër: Petar Mantev
Arbitra anësorë: Goran Manasiev dhe Petar Novaçev
Delegat: Sashko Krstev
Golashënues: Ibraimi 3’, Hasani 51’, 66’ (Shkëndija), ndërsa Nedelkoviç 18’ (Sileksi)
Kartona të verdhë: Acevski (Sileksi)
Karton i kuq: Cuculi 56’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Vruçina (Totre 64’), Hasani (Radeski 85’), Demiri, Zhunior, Ibraimi (Kirovski 80’), Pollozhani, Todorovski.
Trajner: Shpëtim Duro
SILEKSI: Mitroviq, Filipovski (Gjurçinovski 66’), Ivanov, Gucev, S. Rudan, Acevski (M. Rodan 89’), Duranski, Gligorov, Panovski, Nadelkoviç, Timovski (Gorgiev 66’).
Trajner: Gordan Zdravkov
Leave us a reply