Derbi i Tetovës i zhvilluar në Shkup flet me ngjyrat ‘kuqezi’, pasi Shkëndija ka mundur Renovën me rezultat 3:1 në takimin e vlefshëm për xhiron e 6-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Djelmoshat ‘kuqezi’ dominuan për për 90-të minuta, krijuan raste shënimi, realizuan tre gola dhe arkëtuan tre pikë të reja me fitoren e katërt me rradhë dhe të pestën në gjashtë xhiro të zhvilluara. Fillimi i takimit nisi me një mundësi për Renovën që mbeti e parealizuar, ndërsa në anën tjetër Shkëndija nuk fal dhe me anë të Alimit kalon në epërsi 1:0. Goli i shpejtë i dëshiruar u realizua, ndërsa në vazhdim ‘kuqezinjtë’ humbën mundësi të mira për të rritur epërsinë. Së pari humb rast të 100% Ibraimi që nuk arrin të realizoi kur u gjet i vetmuar me Efremovin, ndërsa pak më von edhe Radeski del para portierit të Renovës, mirëpo godet direkt në të. Shkëndija sulmonte në kontuinitet dhe në minutën e 42-të pas një aksioni të mirë të Shkëndijës, Hasani ndalet me faul në zonë dhe arbitri jep penalti. Vetë kapiteni Hasani godet nga pika e bardhë, duke çuar shifrat në 2:0. Fillimi i pjesës së dytë ishte i rezervuar për sulme të Shkëndijës që kërkonte golin e tretë, mirëpo ajo që do të tundej ishte rrjeta e Jovanovskit. Bejtullai ndal me faul në zonë Eminin, ndërsa Meçkarovski tani jep penalti për Renovën. Izair Emini ishte i pagabueshëm nga 11-të metra duke shënuar për 2:1 dhe kthen skuadrën e tij në lojë. Mirëpo për këtë do të pyetej edhe ekipi ‘kuqezi’ që rriktheu dominimin në teren dhe sulmonte e insistonte në golin e tretë. Ai erdhi në minutën e 67-të kur Hasani vazhdon topin për Zhuniorin, ndërsa braziliani pasi hudh nga loja mbrojtësin kundërshtar me një të djathtë të fuqishme mosht Efremovin për epërsi 3:1. Deri në fund të ndeshjes të dyja ekipet kishin disa mundësi, por Shkëndija administroi si duhet lojën dhe pa problem mbylli takimin me arkëtim të tre pikëve të reja. Kështu ‘kuqezinjtë’ vazhdojnë aty ku u ndalën dy javë më parë në Turnovë, me fitore të re, e katërta me rradhë dhe vazhdojnë ndjekjen e pozitës së parë në renditje.

SHKËNDIJA-RENOVA 3:1 (2:0) Stadiumi në Cair të Shkupit

Shikues: 2 000

Arbitër: Dimitar Meçkarovski

Arbitra anësorë: Dejan Nedelkovski dhe Goce Petreski

Delegat: Sulejman Ibishi

Golashënues: Alimi 6’, Hasani 43’ pen., Zhunior 67’ (Shkëndija), ndërsa Emini 52’ pen. (Renova).

Kartona të verdhë: Demiri, Ibraimi, Bejtullai, Alimi,  (Shkëndija), ndërsa Mecinoviq, Musliu, Mojsov, Rexhepi (Renova).

Karton i kuq:/

SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Hasani (Useini 85’), Demiri, Radeski (Totre 46’), Zhunior, Ibraimi (Kirovski 81’), Pollozhani, Todorovski.

Trajner: Shpëtim Duro

RENOVA: Efremov, Memedi, Musliu, Emini, Ramadani, Gafuri, Mishkovski, Jusufi (Skenderi 46’), Mecinoviq, Selmani (Rexhepi 74’), Mojsov (Sadiku 58’).

Trajner: Qatip Osmani

Shpërndaje

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.