Kuqezinjtë’ kanë arsyetuar epitetin e favoritit kundër Bregallnicës, duke shënuar fitore 0:2 në kuadër të xhiros së 13-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Të përzgjedhurit e trajnerit Duro në fillim të takimit patën pak problem të adaptohen në terenin e vështirë, mirëpo shpejtë konsoliduan rradhët dhe vendosën autoritet dhe dominim në fushë. Ibraimi solli kansojen e parë me serioze, mirëpo Kolev arrin të shpëtojë me intervenim të mrekullueshëm, ndërsa pak më vonë pas goditjes me kokë të Pollozhanit vendasit i shpëton fati, pasi topi përplaset në traversë. Ndryshim nuk pati deri në katër minuta para fundit të pjesës së parë kur Todorovski harkon në zonë, Zhunior bllokohet, ndërsa në vazhdim Alimi nga afërsia shënon për epërsi 0:1. Pak më vonë Zhunior nxjer të vetmuar para portës Radeskin, mirëpo Kolev del në kohë dhe arrin të shpëtojë. Në start të pjesës së dytë sërisht top i mirë për Radeskin, mirëpo edhe një herë në situatë ballore anësori i Shkëndijës lejon që të intervenojë portieri vendas. Në minutën e 54 Besart Ibraimi lëshon një predhë të vërtetë nga goditja e dënimit, mirëpo topi përplaset në traversë, duke lënë të pandryshuar rezultatin. Disa minuta më vonë Zhunior sjell super aksion me disa kombinime të dyfishta, në fund Radeski vazhdon për brazilianin, mirëpo Kolev arrin të shpëtojë me intervenim të bukur. Fati i takimit u vulos në minutën e 73-të kur Todorovski sjell depërtim të bukur nga krahu i djatthë dhe asiston për Radeskin, i cili më në fund arrin të dërgojë topin pas shpinës së Kolevit, për rezultat 0:2. Deri në fund të ndeshjes Shkëndija administroi sigurtë lojën, ndërsa vendasit kishin disa kanosje të pasuksesshme për të shënuar golin e nderit. Kështu ‘kuqezinjtë’ marrin fitoren e 10-të sezonale dhe me 32 pikë mbajnë hapin me Vardarin për kreun e tabelës..
Share
Leave us a reply