Kundër Shkupi kërkohet fitore për mbyllje të gjysmësezonit!

Shkëndija të enjten përballet me Shkupin në Kërçovë në duelin e xhiros 18-të me të cilin mbyllet sezoni vjeshtor. ‘Kuqezinjtë’ kërkojnë fitore për të mbyllur gjysmësezonin me tre pikë.

‘Kuqezinjtë’ janë para sfidës së fundit për vitin 2015, kur xhiroja e 18-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë sjell përballjen me FC Shkupin. Shkëndija në fund të sezonit vjeshtor u gjet në seri negative me disa barazime, ndërsa të dielën disfata në Kratovë ndërpreu serinë e ekipit prej 14-të ndeshjeve pa humbje. Mirëpo duke u nisur nga fakti se çdo seri ka fund dhe çdo dështim është mundësi për një fillim të ri, Shkëndija kërkon të kthehet në rrugën e fitores me tre pikë nga dueli i fundit i gjysmësezonit vjeshtor me Shkupin.
Useini
Dihet se vijmë nga një seri mjaft e keqe kur nuk kemi fitore në katër takime me rradhë në kampionat. Tani pason ndeshja e fundit dhe gjithsesi ne duam ta mbyllim me fitore. Luajmë me ekipin e Shkupit, për të cilët kemi respekt të madh, të cilët na njohin dhe i njohim shumë mirë, mirëpo neve na duhen vetëm tre pikë për ta vazhduar luftën në të dy frontet
, deklaroi mesfushori Muhamed Useini.
Trajneri Duro me stafin e tij teknik përveç seancave të rregullta stërvitore kanë punuar edhe në aspektin psikik për të rrikthyer ekipin në nivel pas humbjes së papritur nga Sileksi. Hendikep për Shkëndijën do të jetë mungesa e disa futbollistëve cilësor, si Hasani e Juffo të lënduar prej më herët, Stenio Zhunior ka ndjerë shqetësim në muskulin e këmbës dhe mbetet jashtë, njejtë si Bojan Vruçina që s’ka ushtruar dy ditët e fundit shkaku lëndimit. Marjan Radeski për shkak të kartonit të kuq mbetet jashta ekipit, ndërkohë Besir Demiri është përfshirë në listë pas mungesës prej disa ndeshjeve, mirëpo paraqitja e tij varet nga vlerësimi i ekipit mjekësor. Përballja Shkëndija-Shkupi luhet të enjten në stadiumin e qytetit në Kërçovë, me fillim në orën 13:00.
Grupi-2
Lista e 17-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Shkupin: Marko Jovanovski, Enes Azizi, Egzon Bejtullai, Karlinjo Rech, Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Sedat Berisha, Xhelil Abdulla, Muhamed Useini, Armend Alimi, Ennur Totre, Meriton Korenica, Bllagoja Todorovski, Besir Demiri, Besart Ibraimi, Hristojan Kirovski dhe Shpend Asani.
Share Now

Related Post