Shkëndija përballet me Horizont T. në gjysmëfinale të Kupës

Horizont Turnova është rivali i Shkëndijës në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Ndeshja e parë luhet në Turnovë më 2 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa më 13 prill 2016 zhvillohet takimi i kthimit

Ndeshja e parë luhet në Turnovë më 2 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa më 13 prill 2016 zhvillohet takimi i kthimit. Sot në zyrat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për dyshet e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija për kundërshtar do të ketë Horuizont Turnovën, kundër të cilëve në dy ndeshje do të kërkojë kualifikimin në finalen e madhe ku do të diskutohet titulli i kampionit në këtë garë. Ndeshjet e parë gjysmëfinale të Kupës në program do të jetë më 2 mars (02.03.2016) kur Shkëndija do të jetë mysafire në Turnovë, ndërsa ato të kthimit më 13 prill (13.04.2016). Trofeu i Kupës është i vetmi nga titujt vendor që mungon në vitrinat e Shkëndijës, ndërsa ekipi ka arritur dy herë në finale ku është mundur.

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.