Futbollistët e Shkëndijës tani më disa ditë janë duke shijuar pushimin dimëror ku do të qëndrojnë deri më 13 janar të vitit të ardhshëm, mirëpo e njëjta nuk vlen për Besmir Bojkun që do të vazhdojë edhe disa ditë me angazhime profesionale. Kjo nga fakti se mesfushori strugan i Shkëndijës ka marrë ftesë për t’iu bashkua përfaqësueses U 21 të Maqedonisë. Stafi teknik i përfaqësueses U 21 organizon kamp stërvitor selektues prej 7 deri më 11 dhjetor në Dojran dhe në mesin e 22 futbollistëve të ftuar është përfshirë edhe Besmir Bojku. Strugani ishte pjesë e shpresave të Maqedonisë në ciklin e kaluar kualifikues, ndërsa kjo do jetë hera e parë që merr ftesë nga seleksionuesi i ri Bllagoja Milevski. Në kuadër të kampit stërvitor selektues përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese, më 9 dhjetor me Horizon Turnovën dhe dy ditë më vonë, sipas gjithë gjasave me Pelisterin e Manastirit.
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply