Alimi: Synojmë titullin, por edhe Evropa s’do jetë keq

No image
Duke shfrytëzuar pushimin dimëror dhe mungesën e aktiviteteve, kemi shfrytëzuar rastin të realizojmë një intervistë të shkurtër me mesfushorin kumanovar të Shkëndijës, Armend Alimin. Ai flet për përshtypjet nga 6 muajt e parë te Shkëndija, mënyrën se si u prit dhe arritjet që kishte ekipi në këtë periudhë. Alimi është optimist dhe vazhdon të besojë se Shkëndija mund të arrijë të kap titullin, përkundër ngecjes prej 8 pikëve pas Vardarit, mirëpo shton se edhe dalja në Evropë mund të llogaritet si sukses për ekipin.
 
Shkëndija: Armend, cili është komenti juaj për këto gjashtë muaj të parë te Shkëndija? Realizuat planet, apo mundej edhe më shumë?
Armend Alimi:
Mund të them se 6 muajt e parë nuk dolën ashtu siç e kishim planifikuar nga fillimi. Mendoj se nuk treguam kontinuitet sa ju përket rezultateve. Kishim momente të mira, por edhe të këqija. Gjithsesi mundeshim më shumë në këtë gjysëmsezon, por jemi këtu ku jemi, duhet vazhduar para.
Shkëndija: Në aspektin personal, mendon se ke dhënë më të mirën, apo mundesh më shumë?
Armend Alimi:
Ne aspektin personal mendoj se nuk ishte edhe aq keq, nëse marrim parasysh se ekipit ju bashkangjita vonë me përgatitje. Prandaj them se ka vend për shumë përmirësime dhe se paraqitjet e mija më të mira besoj do të vijnë në gjysmësezonin pranveror.
Shkëndija: Po nga pritja që tu bë në ekip nga shokët, kryesia dhe publiku, je i kënaqur? Në përgjithësi edhe nga organizimi që ka Shkëndija, që realisht është ndryshe nga klubet tjera në Maqedoni?
Armend Alimi:
Jam pritur shumë mirë nga të gjithë, duke nisur prej bashkëlojtarët, trajnerët, kryesia, e sidomos që më ka befasuar për të mirë, e që më ka dhënë motiv edhe më të madh tifozët në krye me ‘Ballistët’. Mendoj se ky klub me këta tifoz meriton gëzime shumë të mëdha e shumë tituj. Poashtu organizimi i gjithçkaje nga ana e klubit ka qenë perfekt dhe që nuk dallon nga shumë klube të mëdha evropiane.
Shkëndija: A mendon se Shkëndija është jashta garës për titull, apo me përforcime të qëlluara dhe me përgatitje cilësore 8 pikë nuk janë shumë për tu arritur?
Armend Alimi:
Jo aspak! 8 pikë janë të arritshme, duke marrë parasysh faktin se është vetëm gjysma e kampionatit dhe se kemi edhe 2 ndeshje direkte me Vardarin apo Rabotniçkin. Nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se me ca ndryshime kualitative mund t’ia arrijmë qëllimit.
Shkëndija: Edhe nëse nuk arrihet titulli, objektiv mbetet dalja në Evropë. Mendon se ekipi duhet të ketë cak që të paktën të shkojë një hap tej të kaluarës dhe të tentojë të kalojë një raund në Evropë?
Armend Alimi:
Gjithsesi, me organizimin që ka klubi jonë e me investimet që bëhen është normale që duhet tentuar sa më shumë raunde të kalohen në Evropë.
Shkëndija: Jemi në fund të vitit 2014, s’është një festë e muslimanëve, por gjithsesi hapet një kapitull i ri dhe ky ndrim vitesh është mundësi për të mbushur bateritë dhe për të nisur diçka të re. Me këtë rast do kishim dashur të ndëgjojmë dëshirat dhe ambiciet tuaja për vitin e ardhshëm?
Armend Alimi: Ambiciet tona për vitin e ardhshëm dihen, e ato janë që në fund të shpallemi kampionë. Mirepo edhe nëse nuk arrihet kjo, mendoj se dalja në Evropë do të jetë sukses, e dhashtë Zoti paraqitemi edhe aty sa më mirë që mundet. Dëshira ime është që të mos kemi lëndime, e dhashtë Zoti të jetë vit i lumtur, i mbarë për ne dhe që është më me rëndësi të jetë vit i shëndetshëm. ‘Mbi të gjitha, SHKËNDIJA’.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.