MATCH PREVIEW | Xhiroja 27: Pelister – Shkëndija

No image

Të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, me Shkëndijën që do të luajë si mysafire e Pelisterit. Ndeshja luhet në Mogila të Prilepit me fillim në orën 16:00.

“Kuqezinjtë” janë gati për transfertën me Pelisterin, ku skuadra kërkon të rigjejë fitoren. Pas barazimit me Renovën skuadra ka punuar në drejtim të ndeshjes së radhës, me një kundërshtar që në pesë takimet e rradhës ka pësuar 4 disfata dhe një barazim.

Shkëndija në këtë ndeshje hyn me pjesën më të madhe të futbollistëve, Bllagoja Todorovski kthehet pas pauzës shkaku i 5 kartonave të verdhë, ndërsa mungon Egzon Bejtullai që ende nuk ka nisur të ushtrojë me ngarkesë maksimale. “Kuqezinjtë” kanë bilans shumë pozitiv kohëve të fundit me Pelisterin, ndaj të cilëve në 7-të takimet e fundit numërojnë 6-të fitore dhe një barazim. Ekipi beson në vazhdim të traditës dhe në këtë transfertë kërkon suksesin e radhës për rikthim në rrugën e fitores që shihet obligim për këtë ndeshje, por edhe për ngritje të atmosferës para ndeshjes të mesjavës me Vardarin në Kupë.

Përballja Pelisteri-Shkëndija zhvillohet të shtunën në Mogila të Prilepit me fillim në orën 16:00.