U 19 dhe U 18 deklasojnë Metalurgun

No image

Shpresat e Shkëndijës vazhdojnë me serinë e fitoreve bindëse, duke mundur kësaj rradhe 8:0 Metalurgun në kuadër të xhiros së 17-të të Super Ligës për të rinjë. Artan Bajrami dhe Shefit Shefiti ishin në qendër të vëmendjes me nga tre gola të shënuar, ndërsa nga nëj herë realizuan Agon Husejni dhe Elvir Beqiri.

“Kuqezinjtë” nisën furishëm duke avansuar pas 9-të minutave lojë, ndërsa Shefiti 10-të minuta më vonë realizoi për 2:0. Deri në fund të pjesës së parë Bajrami me dy gola (23’ dhe 31’) kompleton hat-trikun dhe çon ekipin në pushim me epërsi 4:0. Në start të pjesës së dytë Husejni shënon për 5:0, ndërsa minutat 64-t dhe 75-të bartin emrin e Shefitit që gjithashtu kompleton tre-golëshin në këtë takim për rezultat 7:0. Epilogun final të ndeshjes 8:0 e vendosi Beqiri në minutën e 81. Pas 17-të xhirove skuadra e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri kryeson renditjen tabelare me 44 pikë të tubuara, tre më shumë se Vardari që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Fitore rekorde 11:1 për kadetët 

Ekipi U 16 i Shkëndijës shënon fitore rekorde 11:1 kundër Metalurgut, në një ndeshje efikase në të cilën me tre gola u dallua Alban Rasimi. Takimi i vlefshëm për xhiron e 17-të në Super Ligën e Kadetëve nuk paralajmëroi diçka të tillë, duke ditur se miqtë avansuan të parët 0:1 me anë të Pisllevskit në minutën e 7-të.

Mirëpo të rinjtë e Shkëndijës kthehen shpejt për të barazuzar pas vetëm tre minutave me anë të Besart Rexhepit, ndërsa në minutën e 12-të Alban Rasimi kopletoi përmbysjen dhe tani epërsia ishte 2:1 për Shkëndijën. Deri në fund të pjesës së parë Gazmend Loki dhe Alban Rasimi shënuan nga një gol (14’ dhe 30’) për rezultat 4:1. Pjesa e dytë ishte edhe më efikase pasi Shkëndija shënoi edhe 7-të gola për rezultat 11:1. Zirap Imeri (47’), Ismail Ibrahimi (49’), Besart Rexhepi (60’), Armend Ameti (78’), Alban Rasimi (81’), Leutrim Tairi (87’) dhe Donat Aliu (89’) ishin autor të golave për fitoren e lartë të skuadrës së drejtuar nga Bekim Osmani. Kjo gjeneratë me 30-të pikë për momentin mban pozitën e katërt në renditje. 

Tags

Share Now

About Author

Related Post