Vëmendja kthehet ka Kupa

No image

Pas fitores me Pelisterin në kampionat, “kuqezinjtë” tani më përqëndrohen kah Kupa e Maqedonisë. Të mërkurën pritet Vardari, me Shkëndijën që ka epërsi 3:1 nga ndeshja e parë. Biletat në shitje nga e marta te KF Shkëndija Fan Shop.

Skuadra “kuqezi” ditët në vijim gjithë vëmendjen kthen ka Kupa e Maqedonisë. Fitorja në transfertën me Pelisterin erdhi në moment të duhur për të ngritur atmosferën para duelit me Vardarin. Ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë Shkëndija e pret me avantazh 3:1 nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup, mirëpo kjo nuk don të thotë se futbollistët mendojnë se puna rreth kualifikimit është kryer. Përkundrazi, të gjithë janë të gatshëm për një betejë të re, të bindur për të dhënë më shumë se 100% nga mundësitë e tyre.

Shihni fotogalerinë nga seanca e sotme stërvitore

Pritet mbështetje e madhe nga tribunat, për të marrë rezultat pozitiv dhe kualifikim në finalen e Kupës. Shkëndija-Vardari luhet të mërkurën në Tetovë, me fillim në orën 16:00, ndërsa biletat do të jenë në shitje prej ditën e martë dhe mund të sigurohen në Fan Shop-in zyrtar të klubit me lokacion në qendër të Tetovës.

Skuadra duket e karikuar për të dhënë më të mirën, ndërsa pritet impakt i sulmuesit Besart Ibraimi që është i gatshëm për gola të ri në fanellën “kuqezi”.