
Shkëndija mban në skuadër Eminin, Muratin, Bojkun dhe Todorovskin. Pas skadimit të kontratave paraprake, kryesia dhe lojtarët arritën akordin për vazhdimin e bashkëpunimit.
Kuqezinjtë kanë siguruar vazhdim të kontratës me katër futbollistë që me përfundimin e sezonit 2017/2018 mbetën lojtarë të lirë. Pas një sezoni historik në të cilin u fitua kampionati dhe Kupa, drejtuesit dhe futbollistët në fjalë gjetën akordin për vazhdim të bashkëpunimit edhe për periudhën që pason, duke firmosur kontrata të reja. Mbrojtësit Mevlan Murati e Bllagoja Todorovski, mesfushori Besmir Bojku dhe sulmuesi Izair Emini kanë hedhur firmën në kontratat e reja dhe ata do të vazhdojnë përfaqësimin me fanellën kuqezi. Ndërkohë kryesia vazhdon të punojë intenzivisht në mbylljen e bisedimeve edhe me lojtarët tjerë, për të pritur pa paqartësi fillimin e përgatitjeve verore.
Futbollisti: – kohëzgjatja e kontratës:
Mevlan Murati – 3 vite
Besmir Bojku – 2+2 vite
Bllagoja Todorovski – 1+1 vit
Izair Emini – 1 vit