Konstantin Çeshmexhiev firmos me Shkëndijën

No image

KF Shkëndija konfirmon marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Çeshmexhiev nga rradhët e Akademia Pandevit.

Mbrojtësi Konstantin Çeshmexhiev zyrtarisht është pjesë e Shkëndijës. Kuqezinjtë sigurojnë firmën e ish-kapitenit të përfaqësueses U21 të Maqedonisë me të cilin pritet të rritet konkurenca në fazën defanzive. 22 vjeçari vjen nga rradhët e Akademia Pandevit ku sezonin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesor me 30 paraqitje dhe 3 gola të shënuar. Bëhet fjalë për futbollist të dalë nga akademia e Rabotniçkit, ndërsa ka luajtur edhe për Pelisterin dhe Makedonija Gj.P. Stafi teknik i Shkëndijës tanimë një kohë kanë ndjekur paraqitjet e tij, duke u bindur në fund ta afrojnë në skuadër.


“Është nder i madh të jesh pjesë e KF Shkëndija, kampion aktual dhe fitues i Kupës së Maqedonisë. Falemenderoj personat përgjegjës të KF Shkëndija që më japin shansin dhe besimin që do më japin. Ndjenja është e mrekullueshme, firmos me një prej klubet më të mira në vendin tonë”, deklaroi Konstantin Çeshmexhiev.

“E imja është të dëshmohem dhe të luftoj të luaj në 11-shen e parë. E di se Shkëndija ka publikë të shkëlqyeshme, kanë tifozët besnikë si dhe publikun neutral. Stadiumi gjithmonë është i mbushur. Sigurisht se secili futbollist dëshiron të luajë para tribunave të mbushura, ai është motiv shtesë për secilin. Shpresoj edhe në Europë të kalojmë disa xhiro, pse jo edhe të hyjmë edhe në grupe”, u shpreh Konstantin Çeshmexhiev për kanalin e KF Shkëndija menjëherë pas prezantimit.