Shkëndija këtë verë përgatiti verë të gjatë Evropiane, deri sa ka arritur një hap pranë prerjes së biletës për fazën e gurpeve të Liga Evropës, me çka do të vazhdohej aventura evropiane edhe në vjeshtë. Nga e hëna në shitje do të jenë biletat për ndeshjen e rradhës Shkëndija- KAA Gent me çmim 200 denarë.
Ndeshja e e dytë e play-offit të Liga Evropës do të luhet më 25 gusht në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00. Shkëndija pret ekipin belg KAA Gent në ‘filtrën’ e katërt dhe të fundit para hyrjes në grupet e Liga Evropës.
Biletat do të jenë me çmim prej 100 denarëve, ndërsa mund të gjenden në FANSHOP-in zyrtar të KF Shkëndija në qendër të Tetovës, në Gostivar – Tobaco Vona Pet, në Shkup City Mall dhe Jugoton në qendrën tregtare kati i I-rë, përmes rrjetit mktickets.mk online duke filluar nga e hëna në orën 12:00, si dhe ditën e ndeshjes në pikat e shitjes së stadiumit ‘Filipi i Dytë’.
Biletat do të shiten për tribunën e jugut dhe lindjes, ndërsa në qoftë se interesi do të jetë në nivelin e pritur, do të kërkohet të hapen dyert edhe të tribunës perëndimore.
Duke dashur të shmangen pritjet e gjata dhe rëmuja të panevojshme para stadiumit, apelohet që secilli tifoz prej më parë të pajiset me biletë.
UEFA EUROPA LEAGUE PLAY OFF ROUND
KF Shkëndija vs KAA Gent
Në pikat shitëse të MkTickets nga 22.08.2016, 12:00 PM
Çmimi i biletës: 100 MKD
Pikat shitëse:
– KF Shkëndija FANSHOP, Tetovë
– Tobaco Vona Pet, pranë Gjygjit; rr. Zivko Brajkoski 15, Gostivar
– Jugoton QT kati I-rë, Shkup
– Përballë Ramstore në City Mall, Shkup
– Online përmes mktickets.mk
– Ditën e ndeshjes biletaria e stadiumit ‘Philip II’
Leave us a reply