
Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs KAA GENT në kuadër të play-offit për Liga Evropa, që do të zhvillohet më 25.08.2016 në Shkup, paraprakisht të konfirmojnë ardhjen e tyre me kërkesë për akreditim në emailin zyrtar: [email protected]ëndija.com.
Gjithë kjo bëhet në suaza të angazhimeve të KF Shkëndija për organizimin e mirëfilltë të këtij takimi. Kërkesat për akreditim mund t’i parashtroni më së voni deri në orën 15:00 të datës 23.08.2016 (e martë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.
Për shkak të vërejtjeve nga UEFA luten mediumet të mos keqpërdorin akreditimet dhe mos marrin famijë në hapsirat e parapara për gazetarë. Gazetarët, fotografët dhe kameramanër me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, ndërsa në hryje do të ketë kontroll nga lista e akreditimeve. Hyrja e gazetarëve do të jetë e mundur prej ora 19:10, deri në orën 19:50.
P.S. Për shkak të interesit të madh, KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!
Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.
Leave us a reply