
Goli i barazimit nga Armend Alimi në minutën e 39-të ka egërsuar tifozët e Vardarit, të cilët nuk janë përmbajtur dhe kanë sulmuar fizikisht kryesinë e Shkëndijës që gjendej në një zonë ‘VIP’ të improvizuar në tribunën jugore ku edhe gjendet grupi i tifozëve ‘Komitët’. Në sulmin fizik disa anëtarë të kryesisë janë goditur dhe kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa janë detyruar të lëshojnë tribunën nën përcjellje të forcave të shtuara të sigurisë.
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply