Me vetëbesim dhe kujdes të sulmohet Vardari

No image

Shkëndija është gati për sfidën me Vardarin në të cilën kërkohet rezultat pozitiv në drejtim të realizimit të ambicieve për titullin e kampionit. Skuadra me besim në forcën e vet shikon me kujdes këtë sfidë në të cilën do të kenë mungesën e tifozëve tetovar, ndërsa ‘Ballistët’ të shtunën ishin në stërvitje duke i dhënë zemër ekipit para takimit të së dielës.

2

 

Xhiroja e 27-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë sjell sfidë të rëndësishme për Shkëndijën, që përballet si mysafire me Vardarin në Shkup. Takim shumë i rëndësishëm në garën për titullin e kampionit në të cilin përballen dy ekipet pretendente për fitimin e trofeut. Shkëndija është në seri prej 10-të fitoreve të njëpasnjëshme në pranverë dhe në këtë ndeshje hyn me optimizëm se mund të shfrytëzojë momentin e keq të rivalit, që u mund javën e kaluar nga Sileksi në Kratovë. Fitorja eventuale Shkëndijës do t’i jepte vendin e parë në renditje dhe ky është motivi kryesor i futbollistëve ‘kuqezi’.

aa-5-1

“Normal se para këtij derbi jemi në një pozitë të lakmueshme. Gabimi që bëri Vardari javën e kaluar do të jetë motiv shtesë për ne, që të hyjmë në këtë ndeshje sa më serioz, të japim maksimumin dhe shpresoj se me lojën tonë që jemi duke treguar këtë gjysmësezon do të fitojmë tre pikë. Ne e dijmë stilin tonë të lojës, gjithmonë luajmë në ofenzivë. Mirëpo duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje pasi kemi kundërshtar një ekip të fortë. Thash, dihet stili jonë, lojë ofenzive, do të mundohemi të krijojmë sa më shumë raste dhe do të shkojmë për të shënuar një gol më shumë se kundërshtari”, deklaroi mesfushori Armend Alimi.

4

buba

 

Vetëm kapiteni Ferhan Hasani mbetet jashta kombinimit, ndërsa gjithë futbollistët tjerë janë në dispozicion të stafit teknik, që mund të zgjedh formacionin ideal.

Shkëndija është ekipi i vetëm në Maqedoni që konkuron për dy titujt, ndërsa pas kualifikimit në finale të Kupës, kjo ndeshje vlerësohet shumë e rëndësishme për të bërë hap krucial drejt titullit në kampionat. Futbollistët e Shkëndijës do të kenë mungesën e tifozëve që kanë ndalesë udhëtimi në këtë takim, ndërsa për t’i treguar ekipit se nuk do jenë vetëm dhe se mbështetja do t’u jepet në distancë, të shtunën në seancën stërvitore ishin numër i konsiderueshëm i ‘Ballistëve’, të cilët përshëndetën ekipin, ndërsa futbollistëve u uruan fitore dhe u dhuruan një pjesë të atmosferës që do tu mungojë në stadium.

Ndeshja Vardari-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 16:00.

6

 

Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Vardarin:

Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Karlinjo Rech, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Besir Demiri, Ennur Totre, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Stenio Zhunior, Artim Pollozhani, Armend Alimi, Nderim Nexhipi.

 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.