Shkëndija U19 mund Shkupin dhe distancohet nga Vardari

No image

Shpresat kuqezi zgjerojnë diferencën në krye të renditjes, pasi në kuadër të xhiros së 16-të mundën 3:1 Shkupin. Rasimi, Ramadani dhe Gafur realizuan për fitoren e 13-të sezonale.

Shkëndija U19 i afrohet mbrojtjes së titullit të kampionit në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë pasi çon në 13-të diferencën me skuadrën e vendit të dytë, Vardarit. Shpresat kuqezi fitojnë 3:1 Shkupin dhe përforcojnë pozitën e parë në renditje. Skuadra e Bekim Osmanit hapi mirë ndeshjen dhe gjeti epërsinë pas vetëm 11-të minutave lojë me anë të sulmuesit Alban Rasimi. 1:0 do të ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa kuqezinjtë sollën fillim të mirë edhe në fraksionin e dytë kur Florent Ramadani në minutën e 50-të çoi shifrat në 2:0. Vetëm dy minuta më vonë u vulos fati i ndeshjes kur Mevlan Gafur shënoi për 3:0. Këtu tre pikët “shkuan” në konton e kuqezinjëve, ndërsa Shkupi deri në fund arriti vetëm të gjente golin e nderit me anë të Lavdrim Salihasit në minutën e 72-të. Me këtë fitore dhe barazimin e Vardarit me Pobedën, Shkëndija U19 rrit në 13-të pikë diferencën në krye të renditjes dhe tani më udhëheq tabelën e arratisur me gjithsej 41 pikë.

LEXO: U18: RAMADANI PËR FITORE MININALE NDAJ SHKUPIT

SHKËNDIJA U19-SHKUPI U19 3:1 (1:0)

Golashënues: 1:0 Rasimi 11’, 2:0  F. Ramadani 50′, 3:0 Gafur 52′, 3:1 Salihasi 72’

SHKËNDIJA U19: Iljazi, Aliti, Mislimi, Gafur, Beqiri, Osmani, E. Luma, Rexhepi, Rasimi, F. Ramadani, Loki.

Luajtën edhe: Ibraimi, Aliu, Mehmedi, Kurti, Ajruli.

Trajner: Bekim Osmani

Tags

Share Now

About Author

Related Post