
Një gol i Albin Ramadanit nga pika e bardhë në minutën e 75-të i jep tre pikët e rradhës skuadrës U18 tëShkëndijës.
Ekipi i Berat Imerit regjistron fitoren e rradhës në Super Ligën e Maqedonisë për kadetë, pasi mund minimalisht 1:0 Shkupin. Pas një pjese të parë pa gola, kuqezinjtë u treguan më insistues në të dytën, por hasën në rezistencë të fortë të Shkupit. Fati i takimit do të vendosej në minutën e 75-të kur Albin Ramadani ekzekutoi me sukses një penalti, duke shënuar për epërsi 1:0 të shpresave kuqezi. Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që Shkëndija U18 koleksionon fitoren e 13-të sezonale me të cilën vazhdon rrugën drejt titullit të kampionit.
SHKËNDIJA U18-SHKUPI U18 1:0 (0:0)
Golashënues: 1:0 Albin Ramadani 75′
SHKËNDIJA U18: Abazi, Mustafa, Ramiq, Karimani, Y. Ramadani, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu.
Luajtën edhe: Jakupi, Rexhepi, Ajdini, R. Ramadani, Sinani, A. Ramadani.
Trajner: Berat Imeri