4 ‘vendas’ dhe 4 ‘të huaj’ në ‘miqësoret’ e Maqedonisë

Në ndeshjen kontrolluese të përfaqësues së Maqedonisë me futbollistë vendas nga Liga e Parë kundër ‘përfaqësueses’ së të huajve në LPFM, janë përfshirë 9-të futbollistë të Shkëndijës. Bashkë me Muratin e Shkupit 5 futbollistë do të luajnë për ‘vendasit’, ndërsa janë ftuar 4 ‘të huaj’ seleksionues i të cilëve do të jetë Duro.

Me iniciativë të seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë Igor Angelovski dhe FFM-së më 12 dhjetor do të zhvilllohet ndeshje kontrolluese ndërmejt përfaqësueses së formuar me futbollistë vendor që luajnë në Ligën e Parë dhe përfaqësueses së futbollistëve të huaj që luajnë në kampionatin e Maqedonisë. Kjo e fundit do të drejtohet nga trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro.

Seleksionuesi Angellovski sot ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në këto dy përballje dhe në të njëjtën gjenden 9-të futbollistë ‘kuqezi’. 4 ‘vendas’ si dhe Mevlan Murati që luan si huazim të FC Shkupi dhe 4 ‘të huaj’. Marko Jovanovski, Armend Alimi, Marjan Radeski dhe Besart Ibraimi janë përfshirë në listën Igor Angelovskit. Ndërkohë te të huajt janë përfshirë Stenio Zhunior, Bojan Vruçina, Enez Azizi dhe Meriton Korenica.

Mirëpo vështirë se do të mund të paraqiten të gjithë, pasi Zhunior dhe Vruçina prej më parë kanë rezervuar fluturime për në Brazil, gjegjësisht Kroaci. Përballja kontrolluese mes ‘vendasve’ dhe të ‘huajve’ të Ligës së Parë zhvillohet të shtunën (12 dhjetor) në kompleksin sportiv të FFM-së.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.