
Shkëndija len pas suksesin e fundjavës me Renovën, pasi për një moment përqendrimi duhet të kthehet ka Kupa e Maqedonisë, ku si në kampionat kërkohet trofeu.
‘Kuqezinjtë’ janë një hap pranë kualifikimit në finale, pasi presin Horizontin me epërsi 2:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Turnovë më 2 mars. Pas një viti pauzë Shkëndija të dielën u rikthy të luajë në Tetovë dhe për tre ditë do të zhvillojë edhe përballjen e dytë në tapetin e ri të stadiumit të qytetit. Tani më është zyrtare se ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, Shkëndija-Horizonti do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00. Kryesia e klubit nga e marta nxjerr në shitje biletat për takimin në fjalë, të cilat do të mund të sigurohen në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës.
Leave us a reply