Me respekt dhe koncentrim drejt kualifikimit në finale

No image

Epërsia 2:0 nga ndeshja e parë si mysafire Shkëndijën e bën favorite për avansim në finale, mirëpo stafi teknik dhe futbollistët kërkojnë që ndeshjen ta shikojnë me seriozitet maksimal dhe me mendje sikur gjithçka nis prej fillimit. Shkëndija-Horizonti luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

Shkëndija len anësh kampionatin dhe gjithë vëmendjen e kthen ka Kupa e Maqedonisë, ku të mërkurën kërkon kualifikimin në finalen e madhe. ‘Kuqezinjtë’ përballë Horizontit hyjnë me epërsi 2:0 nga ndeshja e parë në Turnovë, mirëpo asnjë anëtar në skuadër nuk mendon se kualifikimi në finale do të jetë detyrë e lehtë. Përkundrazi, Shkëndija respekton Horizontin, por respekton edhe veten, kështu që planet janë që nga minuta e parë të niset me lojë ofenzive dhe pretendime për fitore.

 

12042016 - preHorizont (1)

“Normal se presim fitore edhe pse kemi epërsi prej dy golave. Ne do të hyjmë në lojë sikur me qenë 0:0. Normal dihet se ambiciet tona janë edhe kampionati edhe Kupa. Tani më jemi rikthyer të luajmë në stadiumin e qytetit në Tetovë ku është një atmosferë krejt ndryshe. Luajmë edhe për tifozët, shpresoj të ketë sa më shumë spektatorë dhe ne të luajmë edhe për ata dhe t’i gëzojmë me fitore”, deklaroi sulmuesi i ri anësor, Shpend Asani.

12042016 - preHorizont (3) 12042016 - preHorizont (6)

Pas triumfit ndaj Renovës në kampionat, stafi teknik ka përgatitur taktikë për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës, duke kërkuar nga futbollistët imenjim maksimal dhe respekt ndaj kundërshtarit dhe ndeshjes. Për herë të parë në vitin 2016 për këtë ndeshje është grumbulluar mbrojtësi brazilian Karlinjo Rech, i cili ka rikuperuar lëndimin dhe është i gatshëm për të luajtur.
Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Horizont Turnovës luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

12042016 - preHorizont (5)

Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Horizont Turnovën:
Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Karlinjo Rech, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Besir Demiri, Ennur Totre, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Stenio Zhunior, Artim Pollozhani, Armend Alimi, Nderim Nexhipi.​

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.