
Shkëndija e kompletuar zhvillon përgatitjet e fundit para sfidës së xhiros së 22-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë të dielën me Pobedën e Prilepit në Tetovë. Arbin Zejnullai dhe Enis Fazllagiq të cilët ishin pjesë e përfaqësueses U 18 të Maqedonisë në dy sfidat kontrolluese me Malin e Zi në Shkup janë kthyer në skuadër, duke u vënë në shërbim të trajnerit Tomas Brdariç që tani më ka në disponim gjithë lojtarët.
Kundër Pobedës stafi teknik nuk do të mund të llogarisë vetëm në Cuculin e pezulluar shkaku i pesë kartonave të verdhë. Gjithsesi, zëvendësuesi i tij dhe formacioni që do nisë ndeshjen do të vendoset të dielën para fillimit të takimit.
Ndërkohë prej sot në shitje janë biletat për sfidën Shkëndija-Pobeda. Të njëjtat mund të sigurohen në FANSHOP-in zyrtar të klubit në qendër të qytetit, ndërsa ditën e ndeshjes në pikat shitëse tek stadiumi qytetit në Tetovë.
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.