PREVIEW FMFL Round 22 | Shkëndija-Pobeda

No image

Kuqezinjtë” kundër Pobedës kërkojnë tre pikë, për të vazhduar ndjekjen e pozitës së parë. Duke ditur se kundërshtari do të vijë për tu mbrojtur, ekipi ka punuar në aspekt të depërtimit të defanzivës kundërshtare. Takimi fillon në orën 14:00.

Xhiroja e 23-të në elitën e futbollit të Maqedonisë për Shkëndijën sjell përballje si vendase me Pobedën e Prilepit. Tre pikët mbeten imperativ për Shkëndijën, që gjithë javën ka punuar për ndërtimin e lojës adekuate përballë kundërshtarit të mbyllur. Është e qartë se shumica e ekipeve, posaçërisht ato që luftojnë për mbijetesë në Tetovë vijnë të orientuara në defanzivë dhe mbrojnë me gjithë forcat rezultatin e fillimit. Në këtë drejtim ka punuar stafi teknik në seancat stërvitore para përballjes të së dielës, ndërsa futbollistët duken të gatshëm për të dhënë më të mirën. Cuculi do të mungojë shkaku i pesë kartonave të verdhë. Në ekip kthehet Alimi që mungoi javën e shkuar shkaku i lëndimit, ndërsa gati është edhe Çollak që la i lënduar minutat e fundit me Shkupin.

Përballja Shkëndija-Pobeda luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.