Ndryshim orari, Bregallnica-Shkëndija të shtunën

No image

Me kërkesë të seleksionuesit të Maqedonisë, Komisioni për Gara pranë FFM-së ka vendosur që ndeshjet e xhiros së 23-të të LPFM-së të luhen ditën e shtunë (18.03.2017). Shkëndija do të jetë mysafire e Bregallnicës në Shtip.

 Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ndryshon orarin e zhvillimit të ndeshjeve të fundjavës në Ligën e Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë. Me kërkesë të seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski, që kërkon të ketë më shumë kohë në përgatitjet për ndeshjet me Lihtenshtejnin (kualifikuese për RUSI 2018) dhe Bjellorusinë (kontrolluese), Komisioni për Gara pranë FFM-së bën ndryshim të orarit, duke vendosur që ndeshjet e elitës së futbollit vendor të luhen një ditë më herët, më 18 mars. Kështu Shkëndija në vend të dielën, ndeshjen me Bregallnicën në kuadër të xhiros së 23-të të LPFM-së do ta luajë të shtunën në Shtip me fillim në orën 14:00.