Press para Neftçit të mërkurën ora 11:00 në Shkup

No image

Shkëndija gjendet para një sprove tjetër historike kur të enjten pret Neftçin në kërkim të avansimit në raundin e tretë të Liga Evropës. Trajneri Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani para mediave do të flasin për pritjet nga ndeshja e kthimit në Shkup.

KF Shkëndija të mërkurën (20.07.2016) organizon press konferencë para duelit KF SHKËNDIJA vs NEFTÇI PFK në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për Liga Evropa, që do të zhvillohet më 21.07.2016 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.  Takimi me gazetarë do të mbahet në sallën për press konferenca te stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 11:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani.

 

KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

Pas përfundimit të press konferencës do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs NEFTÇI PFK.

Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Azerbajxhani në Shkup do të arrijë të martën (20.07.2016) rreth orës 20:00. Do të vendosen në hotelin ‘Aleksandar Pallace’ ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 19:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 18:40 NEFTÇI PFK parasheh të zhvillojë takim me mediat.

Ndeshja SHKËNDIJA- NEFTÇI PFK zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00.

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.