Pas kthimit nga Antalia, të hënën vazhdojmë përgatitjet për startin e sezonit

No image

Shkëndija ka mbyllur përgatitjet në Turqi dhe të premten skuadra është kthyer në Tetovë. Nga e hëna vazhdojmë punën për ndeshjen e fundjavës së ardhshme me Shkupin. 

Kuqezinjtë të premten përfunduan qëndrimin pak më shumë se dy javorë në Antalia të Turqisë ku kemi zhvilluar fazën e dytë dhe kryesore të fazës përgatitore. Përveç pjesës fizike dhe të qëndrueshmërisë, përmes 4 ndeshjeve kontrolluese me kundërshtarë cilësorë stafi teknik realizoi edhe planin tekniko taktik, si dhe kristalizimit të formacionit startues për gjysmësezonin pranveror.

Ndeshjet kontrolluese: 

Shkëndija 1-1 NK Mura (28.01.2023)

Shkëndija 0-2 CSKA 1948 Sofje (31.01.2023)

Shkëndija 0-1 Dinamo Kiev (06.02.2023)

Shkëndija 2-2 Valmiera (09.02.2023)

Të premten skuadra është kthyer në Tetovë, ndërsa nga dita e hënë ekipi kthehet në stërvitje për të nisur javën e fundit para startit të gjysmësezonit pranveror dhe ndeshjes me Shkupin të paraparë për datën 19 shkurt. Pas fazës përgatitore intenzive me nga dy seanca stërvitore në ditë, javën e fundit ngarkesat do të jenë të dozuara dhe në nivel më të lehtë, me qëllim që futbollistët fillimin e kampionatit ta presin me freskinë duhur.

Share Now

About Author

Related Post