Valmiera testi i fundit para kthimit në Tetovë

No image

Kuqezinjtë përballë kampionëve të Letonisë të cilët në verë i eliminuam nga Evropa, të enjten do të zhvillojnë ndeshjen e fundit kontrolluese në Turqi.

Gjashtë muaj pasi u ndeshëm në eliminatoret e UEFA Conference League, sërish përballemi mes veti në një ndeshje kontrolluese. Shkëndija të enjten do të testohet nga Valmiera në testin e fundit të kuqezinjëve në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. 

E themeluar në vitin 1996, Valmiera FC ndeshet me Shkëndijën në periudhën më të suksesshme në historinë e tyre. Shorti na vuri përballë verën e shkuar në raundin e dytë të UEFA Conference League, ku kuqezinjtë kaluan më tej duke fituar dy ndeshjet (2:1 në Letoni dhe 3:1 në Shkup). Kjo bëri që Valmiera të koncentrohet në kampionatin vendor ku shënuan sukses të madh duke fituar titullin kampion për herë të parë në historinë e tyre.

Ndeshja Shkëndija-Valmiera luhet nesër në orën 14:30 (CET) në afërsi të Antalias në Turqi, ndërsa do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube.

Kampionët e Letonisë pritet të jenë test i mirë për Shkëndijën në duelin e katërt kontrollues në Antalia. Në seancën e sotme stërvitore pushim mori Ferhan Hasani, pasi kishte dhimbje të gishtit të këmbës pas një shkelje që pësoi në kontrolluesen e të hënës me Dinamo Kievin. Lëndimi është i natyrës së lehtë dhe stafi teknik para ndeshjes do të vendosë nëse kapiteni do të aktivizohet kundër letonezëve. Dihet se shkaku i lëndimit nuk është në kombinim Ljupço Doriev. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME