Pas dy ditëve të lira, skuadra kthehet në stërvitje

No image

Futbollistët “kuqezi” u janë kthyer detyrave në skuadër, pas dy ditëve të lira që kishin menjëherë pas triumfit 3:0 përballë Bregallnicës. Sot ekipi nën urdhërat e trajnerit Erhan Selimi kishte seancë relaksuese në palestër, ku futbollistët luajtën basketboll. Të enjten në program janë dy seanca stërvitore.

 Shkëndija kthehet në stërvitje, pasi të hënën dhe të martën futbollistët ishin të lirë. Pas triumfit 3:0 të dielën kundër Bregallnicës, me rekomandim të trajnerit kondicional, Metin Dalip futbollistët u lanë të pushojnë dy ditë që dukeshin të nevojshme pas rritmit të ngjeshur të ndeshjeve, me Shkëndijën që zhvilloi 7 paraqitje në vetëm 22 ditë.

GALLERY

Duke llogaritur faktin se të mërkurën e rradhës ekipin e pret finalja e Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit, ky pushim erdhi i mirëseardhur për të kthyer freskinë futbollistët, ndërsa edhe seanca e sotme nën drejtim të trajnerit Erhan Selimi shkoi në atmosferë relaksuese pasi lojtarët luajtën basketboll në palestër. Nga e enjtja ekipi kthehet në ritëm të plotë, pasi janë të parapara dy stërvitje. Fillimisht mendohet për takimin e xhiros së 33-të dielën me Makedonija Gj.P. në Shkup.