KOMUNIKATË | Dorëhiqet Brdariç, Selimi merr udhëheqjen e skuadrës

No image

Klubi i futbollit Shkëndija njofton se prej ditës së sotme ( e mërkurë 10.05.2017) Tomas Brdariç nuk është trajner i skuadrës tonë. Gjermani në mungesë të rezultateve ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar pas shqyrtimit nga ana e kryesisë. Tomas Brdariç në ardhje premtoi titullin e kampionit dhe në kushte kur nuk arriti të realizoi ambiciet e vendosura para vetes, falënderoi klubin për besimin e dhënë dhe vendosi të kërkojë largimin.

Kryesia e KF Shkëndija falënderon gjermanin për angazhimin e dhënë gjatë kohës që drejtoi ekipin, duke i dëshiruar gjithë të mirat për të ardhmen.
Besimin për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit si dhe në finalen e Kupës së Maqedonisë e merr ndihmës trajneri i parë, Erhan Selimi.