Maqedonia me 4 “kuqezi” në dy sfidat e rradhës

No image

Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Marjan Radeski dhe Egzon Bejtullai janë përfshirë në listën e seleksionuesit të Maqedonisë për sfidat me Lihtenshtejnin (24 mars) dhe Bjellorusinë (28 mars).

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për takimet e rradhës të Maqedonisë, duke përfshirë në të njëjtën katër futbollistë të Shkëndijës. Kapiteni Ferhan Hasani, sulmuesit Besart Ibraimi e Marjan Radeski dhe mbrojtësi Egzon Bejtullai janë gjetur në listën e Angellovskit për ndeshjet që pasojnë në fund të muajit. Maqedonia më 24 mars në Lihtenshtejn zhvillon sfidën e rradhës të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi, ndërsa katër ditë më vonë (28 mars) në Shkup luhet takimi kontrollues me Bjellorusinë.