-
A 0:4
- Attendance1000
- |, ||, 2015/2016, Kupa e Maqedonisë
- 2015-08-12 16:3018:30
Skuadra e Zajazit nuk ka paraqitur pengesë serioze për Shkëndijën në 1/16 e finale së Kupës së Maqedonisë, pasi ‘kuqezinjtë’ me fitore 0:4 avansojnë në raundin e ardhshëm të garave. Duke ditur se posedon me 22 futbollistë që konkurojnë baraz për formacionin e parë, trajneri Duro në këtë ndeshje aktivizoi kryesisht lojtarë që xhiron e parë ishin në pankinë. Vetëm Cuculi dhe Radeski ishin në formacion nga futbollistët që të dielën fituan 3:1 Mlladostin në start të sezonit të ri në LPFM, ndërsa nga pankina u aktivizuan në pjesën e dytë Pollozhani, Todorovski dhe Ibraimi. Futbollistët tjerë që ishin në pankinë por që nuk u aktivizuan, bashkë me Hasanin, Alimin dhe Jovanovskin që nuk ishin në procesverbal zhvilluan seancë stërvitore nën drejtimin e trajnerit kondicional Metin Dalip, deri sa skuadra në teren kreu detyrën për kualifikim në të tetën e finales së Kupës. Edhe pse pa ndonjë ngarkesë të madhe, Shkëndija avansoi në minutën e 10-të me golin e Muhamed Useinit. Zajazi u tregua ekip modest dhe që me disiplinë tentonte të kërkojë rastin e vet, por dallimi i madh në kualitet bëri të veten dhe vendasit shumë shpejt humbën forcën dhe mbetën të tërhequr në pjesën e tyre në tentim të mbrojtjes së portës. Përkundër disa kanosjeve rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 34’ kur Kirovski shfrytëzoi një top të dëbuar nga portieri Marevci, duke dyfishuar epërsinë e Shkëndijës. Në start të pjesës së dytë vjen goli i tretë me autor Marjan Radeski, që shënon golin e parë në një ndeshje zyrtare në fanellën e Shkëndijës. Në vazhdim ‘kuqezinjtë’ krijuan shumë raste shënimi, por portieri Marevci dallohet me disa pritje të mira, ndërsa në momente joserioziteti i futbollistëve të Shkëndijës bënë që mos të ketë ndryshim në rezultat. Gjithsesi goli i katërt do të vinte 11-të minuta para fundit të ndeshjes kur Besart Ibraimi realizon me një goditje të bukur për rezultat përfundimtar 0:4. Zajazi shansin e parë dhe të vetëm për të shënuar e kishte në minutën e 83-të, kur ish-futbollisti i Shkëndijës, Ilir Xhemaili doli i vetmuar para portës, por në tentimin për të paraboluar portierin dërgoi topin mbi portë. Në fund Shkëndija fitoi 4:0 dhe në mënyrë rutinore kalon në fazën e ardhshme të garave të Kupës.
ZAJAZI-SHKËNDIJA 0:4 (0:2)
Stadiumi i qytetit në Kërçovë
Shikues: 1 000
Arbitër: Albrim Shaqiri
Arbitra anësorë: Zharko Todorovski dhe Aco Macevski
Delegat: Salim Abdili
Golashënues: Useini 10’, Kirovski 34’, Radeski 49’ dhe Ibraimi 79’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Musai (Zajazi) dhe Bojku (Shkëndija)
Karton i kuq: /
ZAJAZI: Marevski, Fejza (Sejdini 59’), Osmani (Rufati 39’), Musai, Alili, Xheladini, Mustafoski, Dani (Xh. Xhemaili 78’), I. Xhemaili, Ramadani, Hashimi.
Trajner: Ismail Ismaili
SHKËNDIJA: Azizi, Abdulla, Bejtullai, Cuculi (Pollozhani 46’), Vruçina (Ibraimi 63’), Kirovski, Radeski (Todorovski 63’), Jerbiq, Totre, Useini, Bojku.
Trajner: Shpëtim Duro
Leave us a reply